Martin Berishaj si Unikkatili: N’shpinë temen po dojnë me bo emën

Megjithëse i paqartë në të folurën e tij, ambasadori Martin Berishaj ka thënë se mediat po bëjnë spekulime ndaj tij.

Ai se ‘njerëzit po dojnë me bë emër në emrin e tij’, duke na kujtuar një këngë të famshme të yllit kosovar të hip-hopit, Unikkatil.

“Dua të them që këto spekulime që janë ba, i hudhi poshtë dhe ato kanë vetëm një qëllim, qëllimi kryesor i tyne ashtë të denigrohet personaliteti im, imazhi i Kosovës dhe të ndërprehen dhe të bahen çështje që nuk i ka hije dhe të futen marrëdhëniet e shkëlqyeshme të shtetit kroat, shtetit të Sllovenisë dhe njerëzit me ba emër në emër të tjetërkujt”, thotë Berishaj

Lexo edhe:  Burrë e grua rrihen mes vete në Malishevë, përfundojnë në spital e më pas ndahen