Berat Buzhala për Qeverinë Kurti: Më e keqja që nga koha e Rrahman Morinës
Gazetari Berat Buzhala, e ka quajtur Qeverinë Kurti më të keqen që nga koha e Rrahman Morinës.
Shkas për këtë, u bë rritja e fundit e tatimit në pronë.
Buzhala ka përmendur edhe disa pika, të cilat beson se e bëjnë të keqe Qeverinë Kurti.
Statusi i plotë:
“Prej kohes se Rrahman Morines qeveri ma te keqe Kosova nuk ka pase.
– Krim dhe korrupsion: Martini rasti ma ilustrativ;
– Rritje tatimesh per te varferit;
– Inflacion i tmerrshem;
– Stagnim i pagave;
– Perçarje e shoqerise;
– Krize te jashtezakonshme me Ameriken;
– Glorifikim i Oliver Ivanovicit dhe goditje e vlerave te luftes.
Albin Kurti eshte rrenci dhe mashtruesi ma spektakolar qe nojhere ka qeverise ne keto troje.
Urime 51 perqindsh.