Vuçiq nuk i ka punët mirë, serbët në Kosovë paralajmërojnë protestë kundër tij
Iniciativa qytetare serbe “Mbijetesa serbe” ka bërë të ditur se nesër do të organizojnë një protestë në Mitrovicë të Veriut.
Në një njoftim, kjo iniciativë ka treguar arsyet e kësaj proteste, duke përmendur edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për të cilin thonë se ka një politikë të keqe pasi thonë se pranon pa kushtë marrëveshjen e re, të cilën nuk e kanë cekur cilën.
Po ashtu, thonë se janë kundër pranisë së zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.