Pacienti nga Gjilani falënderon mjekët Kërçeli dhe Kurtishi të cilët e rikthyen nga “bota tjetër”
Një qytetar nga Gjilani ka falënderuar dy mjekë të QKUK-së, pasi e kanë rikthyer nga bota tjetër, duke mos hequr dorë nga përpjekjet për ta ‘ringjallur’ përkundër faktit që kolegët e tyre u kishin thënë se zotriu kishte përfunduar.
Në të vërtetë, pacienti është Ilir Uruqi nga Bresalci i Gjilanit, i cili natën ndërmjet 10 e 11 janarit kishte pësuar infarkt.
Ja si e përshkruan ai krejt rastin:
10 – 11 janar 2023, ora 1:00 pas mesnatës, i derguar me emergjencë, nga Gjilani për QKUK-Prishtinë, ku edhe kalova në pjesën e botës tjetër, pasi kisha sulm – infrakt, por falenderimi i takon Allahut dhe mjekëve, më konkretisht Emirë Kërqeli dhe bashkëshortit të saj Amir Kurtishi, të cilet nuk hoqen dorë derisa e arriten qëllimin me punen e tyre te pa lodhur dhe të vendosur. Ju lumtë, Zoti ju shpërbleft.
Po citoj (nga dhendri Egzoni) disa nga mjeket i thanë: Emirë mos u mundo se zotriu paska perfundue, por Emira nuk hoqi dorë, duke thenë është nga Gjilani i anes time.
Prapë po citoj (nga dhendri Egzoni): Pasi u ktheva ne jetë, shefi i Emergjencës iu falenderua doktoreshes dhe i dha 3 ditë pushim për punen e mrekullueshme që bëri!
Dhe faleminderit për gjithë familjaret, shoket, shoqet, miqet që i pata afer ato dita fizikisht dhe permes tefonatave te tyre!
Respekt pafund për mjekët Emirë Kërqeli dhe Amir Kurtishi! – thotë Ilir Uruqi, të cilin mjekët e rikthyen nga bota tjetër, duke mos hequr dorë nga ky qëllim.