E pabesueshme, qytetarët me komente tmerruese për vërshimet në Skenderaj: Ku e keni Sami babën

Reshjet e mëdha të shiut në dy ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Kosovës. Rajoni i Dukagjinit është më i prekuri nga këto vërshime. Më konkretisht, Istogu, Klina, Mitrovica e Skenderaj, janë katër qytetet ku ka pasur më së shumti probleme me vërshimet.

Por, komuna ma e dëmtuar nga vërshimet pas shiut të rrëmbyeshëm të 19 janarit, duket të jetë Skenderaj. Qendra e këtij qytetit në Kosovën qendrore do të ketë nevojë për rinovim, pasi trotuari tashmë është prishur shumë. Përveç trotuareve, edhe qytetarët kanë pësuar në pronat e tyre private.

Drenica, rajon ku bën pjesë Skenderaji, është nga pjesët më të paragjykuara dhe të sulmuara me ngjyrime krahinore. Qytetarët nga pjesët tjera të Kosovës nuk kanë kursyer këto lloj sulmesh as në ditën kur vërshimet kanë shkaktuar shumë dëme në këtë qytet. Një numër i madh komentuesish kanë shkruar se “ata gjithmonë kanë jetuar në lloq”.

Lloqi

Paragjykimet dhe sulmet verbale ndaj qytetarëve të Skenderajit nuk kanë munguar as në ditët kur qyteti është përmbytur tërësisht pas vërshimeve. Komentët negative kryesisht lidhën me fitoren e PDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Të gjitha komentet paragjykuese janë me shumë gabime drejtshkrimore.

“Jetoni tash e lloq si bab e babgjysha. A ka fitu pdk qajo u kan kryesore”, shkruan një qytetar me emrin Abedin Duraku.


“Hajt se bab e babgjysh ju kan hec nlloq ktyne qeshtu kan than”, shkruan një qytetar tjetër, Driton Ramiqi.


“Ooooooooooooo uknaqem bre bab e babgjysh në lloq kan lehe veq afitoj Sami baba haahaaaa”, ka shkruar Milazim Kurteshi.


“Jo more thojshin jetojm n lloq veq let fiton sami baba qe tash shihet qka ka punu, kurgjo”, thotë Qëndrim Morina.

Lexo edhe:  Vdes mitrovicasi Nehat Kamberi, vëllai i kryetarit të LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi


“Kryesorja ne zgjedhje ishte Sami Lushtaku më fitu se bab e babgjysh thojshin kena jetu ne lloq…hajde tash ku osht ai i forti samia?”- shkruan Jusuf Zeka.


Ndërsa një tjetër qytetar që duket ta ketë emrin e rremë, ka bërë një lutje mizore për më shumë vërshime në Skenderaj.


Vërshimet në Skenderaj

Gjatë ditës së sotme nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas përmbytjeve të mëdha në këtë komunë.

Lushtaku ka thënë se nuk e mban mend Skenderajn të jetë zhytur në ujë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ish-komandanti i UÇK-së ka shkruar se kjo është ndër situatat më vështira që kanë përjetuar qytetarët e këtij qyteti.

“Asnjëherë nuk e mbaj mend Skenderajn të zhytur në ujë e të vërshuar kështu. Përjashto luftën, kjo është situata ndër më të vështirat për ne dhe qytetarët tanë. Gjendje e rëndë paraqitet në gjithë rrjedhën e lumit Klina, duke filluar nga Kuqica, Klina e Epërme, Klina e Mesme, Klina e Poshtme, pjesa e qytetit në lagjen Murtezaj, në zonën pranë rrugës “Ilaz Kodra”, në lagjen 4, në Llaushë, Tushilë, Kopiliq, Kllodernicë, Turiqefc, Aqarevë e disa zona të tjera të prekura”, ka shkruar Lushatku.

Më tutje, ai ka thënë se po bëhet gjithçka për t’i ndihmuar qytetarët e prekur nga përmbytjet.

“Ka dëme të jashtëzakonshme financiare në prona publike e private, në ekonomi familjare e në biznese. Fati më i madh në këtë rast është që nuk ka asnjë viktimë në njerëz, kurse po bëjmë punë pa ndalë me të gjitha ekipet, me shtabin emergjent, zjarrëfikësit, me kompani private e njerëz të vullnetit të mirë dhe me 11 komisionet për vlerësimin e dëmeve, të cilët janë në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara, vlera e të cilave në bazë të të dhënave preliminare konsiderohet të jetë dhjetëra miliona euro”, ka shkruar Lushtaku.

Lexo edhe:  Babë e bir rrihen mes vete në Kaçanik, 17-vjeçari përfundon në spital