Nuk kalon tërheqja e Trustit
Me 42 vota për, 55 kundër dhe 0 abstenim Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti-i.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se të pranishëm në sallë ishin 101 deputetë ndërsa në votim morën pjesë vetëm 97 deputetë.
Deputetët kanë zhvilluar diskutime të enjten në lidhje me tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Në fund të muajit prill të vitit 2022 projektligji që ju mundëson qytetarëve tërheqjen e deri në 30 për qind të mjeteve nga TRSUT-i u ishte shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.