Aksidentohen tri vetura në Drejë të Istogut

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, janë aksidentuar tri vetura në Drejë të Istogut. Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe sipas informacioneve të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Në veturat e aksidentuara shihet se veturat e përplasura ishin të zhytura në ujë. Insajderi më poshtë sjell pamjet e aksidentit.

Lexo edhe:  Pamje spektakolare: Specialsat arrestojnë një person në Mitrovicë të Veriut