E konfirmon Policia: Personi që u gjet tek Sitnica në Kçiq, është 21 vjeçar
Pasditen e djeshme është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti, derisa tregoi që rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Policia konfirmoi për “Jepi zë” se 21 vjeçari është nga fshati Zajm i Klinës ndërsa 3 javë më parë ishte shpallur në kërkim edhe nga Policia e Kosovës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.