Varroset 65-vjeçari nga Mitrovica i cili dyshohet se u vra me mjet të mprehtë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka lëshuar komunikatë për media për vrasjen e një 65-vjeçarit dje në Mitrovicë.
Prokuroria njofton se viktima që u gjet i vrarë brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë ka qenë anëtar i saj. Lidhur me rastin nuk është identifikuar akoma asnjë person i dyshuar.
Sipas prokurorisë vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko-ligjor që ka dalur në vend ngjarje, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.
“Prokurori kujdestar ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njofton prokuroria, transmeton Express.
Gjithashtu, prokuroria thekson se deri më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë rast.
“Por prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë”, përfundon njoftimi.
Gazeta Express pak më parë raportoi se 65-vjeçarit të vrarë iu dha lamtumira sot në varrezat në Shipol të Mitrovicës.
Motivet e vrasjes mbeten të paqarta.