LAJMI I FUNDIT: Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga një veturë në “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti e cila tha se e lënduara është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e saj raporton Gazeta Blic

Lexo edhe:  Kleriku serb në Vushtrri gjendet i vdekur brenda kishës, aty gjendet edhe një letër