Vdes 41-vjeçar në Prizren, dyshohet se iu përkeqësua gjendja shkaku i viagrës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person ka humbur jetën pasi po qëndronte i shtrirë në spital tash e katër ditë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se ishte duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv, për shkak se i njëjti ndodhej në gjendje të rëndë pasi dyshohet se kishte përdorur barna stimuluese të seksit, viagra.
Sinjali mëson se viktima është një 41-vjeçar, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.