Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot do të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell.

Temperaturat do të fillojnë të rritën, por mbetet ende frreskët, ndërsa rrallë në disa vise pritet të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu. Në Malet më të larta priten fjolla bore. Do të fryjnë erëra nga jugperëndimi, kurse temperatura maksimale parashihet rreth 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale të gjata kohore me diell. Në disa zona mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu.

Të shtunën pak më nxehtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite mund të ketë zhvillime konvektive që mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal.

Nga e diela na pret mot më stabil, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave, por edhe me vranësira lokale./MeteoBallkan

Lexo edhe:  "Kur ushtria juaj të kthehet në tokën tonë", kështu i kundëpergjigjen tifozët e Dritës serbëve