Shkeli urdhrin mbrojtës dhe i shkoi gruas te puna, arrestohet 49-vjeçari në Fushë Kosovë

Urdhrat që lëshojnë Gjykatat ndaj personave të cilët kanë kryer dhunë në familje jo gjithmonë respektohen dhe për pasojë vepra përsëritet e madje përfundon edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali

Një rast i tillë ka ndodhur sot në rrugën ‘Theranda’ në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës, duke iu afruar gruas së tij.

Sinjali mëson se 49-vjeçari ka shkuar në restorantin ku punon viktima dhe të njëjtën e ka shqetësuar, ani pse i ndalohej që t’i afrohet.

Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku është shprehur e shqetësuar me veprimet e të dyshuarit.

Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkelja e urdhrit mbrojtës’ dhe atij i është caktuar masa e ndalimit policor

Lexo edhe:  “Kryeministër, mos na shkel në gjak”, OVL-UÇK i bashkohet protestës kundër Kurtit