Gruaja i kërkoi t’ia shlyejë borxhin, 59-vjeçari në Mazgit ia grabit veturën dhe zhduket

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin.

Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte të cilat pasojnë me kërcënime e konfrontime fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mazgit, ku një gruaje i është grabitur vetura në oborrin e një pompe derivatesh.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari kishte një obligim financiar ndaj viktimës dhe për këtë arsye 61-vjeçarja ka kërkuar nga ai që t’ia paguajë borxhin.

Por jo vetëm që s’i dha paratë, i dyshuari i mori me forcë veturën private dhe u largua në drejtim të panjohur.

Për shkak të kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital e ndërkohë është njoftuar edhe Policia lidhur me rastin.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur rasti. Po ashtu janë marrë veprimet hetimore që çojnë në kapjen e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar  ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Punë e kryer, ja kush do të jetë trajneri i ri i Kosovës