Arrestohen dy kirurgët e përfshirë në skandalin për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë – i treti nuk u gjet në vend të punës
Tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë dyshohet se kanë marr para nga pacientët për të kryer operacionet. Në mesin e kirurgëve është Isuf Zekaj – shef i kirurgjisë në SP Vushtrri dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, dhe dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj. Tre kirurgët ishin duke u hetuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës ndërkohë sot dy prej tyre janë arrestuar e treti nuk është gjetur në vendin e punës.
Kështu ka konfirmuar gazetari, Bujar Vitija i cili ishte i pari që e bëri publik rastin.
“Para pak minutash janë arrestuar dy kirurgë të përfshirë në skandalin e korrupsionit në Spitalin e Vushtrrisë, derisa i treti nuk është hasur në vendin e punës dhe është thirrë të lajmërohet në Polici, thonë burimet nga Spitali”, ka shkruar Vitija përcjell Insajderi.