Rast i rëndë: Ky është 64-vjeçari nga Podujeva i cili humbi jetën aksidentalisht në oborrin e shtëpisë së tij

Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Bervenik të Podujevës, ku aksidentalisht ka humbur jetën një person.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Sabri Murtezi, 64-vjecar, i cili vdiq pas një vetaksidenti, teksa u rrëzua nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, që ka intervenuar në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast ka njoftuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.

Lexo edhe:  "Situatë e e disfavorshme, Kurti ia humbi Kosovës edhe një shansë për liberalizimin e vizave”