Largohen shtëpizat në Prishtinë, por rruga nuk lirohet për vetura

Janë larguar shtëpizat e vendosura në sheshin “Xhorxh Bush” ku ishte hapur edhe “Tregu i Fundvitit”.

Këto shtëpiza ishin vendosur për afër një muaj, derisa zyrtarisht “Tregu i Fundvitit” ishte hapur më 14 dhjetor.

Qytetarët përgjatë këtyre ditëve janë argëtuar edhe me muzikë. Ndërsa në atë pjesë do të filloj qarkullimi i autobusëve.

Lexo edhe:  Dhunë në një familje në Skenderaj: Burri e bën për spital bashkëshorten, përfundon në Polici