Ky është personi që u plagos sonte në Prishtinë

Një person sonte ka mbetur i plagosur në një lokal në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emshir” në lokalin “Exit Large Bar”.

Sipas informatave të para të policisë, personi që ka mbetur i lënduar është B.A, 37 vjeçar.

Ndërkohë burime të Insajderit kanë mësuar se bëhet fjalë për Burim Ajetin.

“Sot rreth orës 21:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, kanë thënë Policia.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit në fillim të muajit shtator