Nexhmedin Spahiu kërkon dorëheqjen e komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari

Rasti i sotshëm, ku një pjesëtar i FSK ka plagosur dy qytetarë nga qyteti i Shtimes.

Ky rast ka bërë që të kërkohet dorëheqja e ministrit dhe gjeneralit të FSK-së.

Fillimisht nga analisti Halil Matoshi u kërkua dorëheqja e ministrit, Armend Mehaj, si akt moral pas këtij rasti.

Pas Matoshit, edhe analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka kërkuar dorëheqjen e gjeneralit Bashkimi Jashari.

Postimi i plotë:

Komandanti i FSK Bashkim Jashari duhet të jep dorëheqje morale pas incidentit në Shterpcë. Me këtë dorëheqje do ta mbronte nderin, dinjitetin dhe heroizmin e familjes Jashari.

Lexo edhe:  ‘Dakordimi është bërë’- Kosova e gatshme të veprojë nëse barrikadat nuk hiqen, Osmani përmend 24-orëshin e ardhshëm