KFOR-i i përgjigjet Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë

Përfaqësues të KFOR-it i janë përgjigjur Serbisë pas kërkesës së saj për kthim të ushtrisë në territorin e Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, që nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e përgjigjes nga KFOR-i.

Sipas njoftimit, përfaqësues të KFOR-it kanë dorëzuar përgjigjen rreth orës 19 sonte (e premte) në pikëkalimin kufitar të Merdarit. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se letrën ia ka dorëzuar presidentit Aleksandar Vuçiq.

KFOR-i ka konfirmuar për KOHËN se i ka kthyer përgjigje Serbisë, megjithatë zëdhënësi ka refuzuar të japë detaje për përmbajtjen.

“Si KFOR, mundemi ta konfirmojmë që përgjigja i është dërguar ushtrisë serbe”, ka thënë një zëdhënës i KFOR-it duke shtuar se për përmbajtjen duhet të pritet ende.

Më 16 dhjetor, Serbia pati dorëzuar kërkesën te KFOR-i për kthim të 1000 ushtarëve të vet në Kosovë. Serbia pati thënë se po kërkon kthimin e ushtrisë për “mbrojtje të serbëve të Kosovës”, në kohën e tensioneve pas vënies së barrikadave në veri të Kosovës.

Lexo edhe:  Erdogani fiton zgjedhjet në Turqi