Mësohen detaje për qytetaren që u gjet e vdekur para pak minutash në mes të Prishtinës
Një person raportohet të jetë gjetur i vdekur në mes të kryeqytetit.
Burimet e Jepi zë thonë se rasti ka ndodhur më saktësisht në afërsi të Furrës Qerimi.
Vdekja tashmë është konstatuar edhe nga ekipet e emergjencës, shkruan Jepi zë.
Viktima dyshohet të jetë rreth moshës 30 vjeçare.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 13:00, kanë pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë për Indeksonline se ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).
Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.
(FOTO ILUSTRIM)