KFOR-i ende po e shqyrton kërkesën e Serbisë për ta dërguar ushtrinë në Kosovë
Pas tensionimt të situtës në veri, Serbia kishtë bërë kërkesë ndaj misioni të NATO-s në Kosovë, KFOR, për futjen e 1 mijë trupave në veri të Kosovës. Megjithatë, kjo kërkesë ende nuk ka marrur përgjigje.
KFOR-i i ka thënë Gazetës Express se është duke e analizuar akoma kërkesën e Serbisë për vendosjen e ushtrisë së saj në Kosovë.
“Kërkesa e Serbisë në lidhje me vendosjen e trupave të saj është akoma nën ekzaminim”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Ndërkohë, lidershipi kosovar e ka cilësuar si të papranueshme kërkesën serbe.
Kryeministri Albin Kurti, kishte deklaruar lidhur me kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it për kthimin e një mijë ushtarëve serbë në Kosovë.
Ai ka thënë se edhe Serbia e kupton shumë mirë se “nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë”.
Kurti deklaroi se kjo kërkesë e Serbisë është “më shumë shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre”.
Kurse presidentja e Kosovës e ka quajtur pretendimin e Serbisë për kthimin e një mijë trupave ushtarake në Kosovë “agresion dhe pretendim për territor”.