Blero nuk dorëzohet, publikon foto duke u puthur me të dashurën e re

Këngëtari i njohur Blero duket se nuk e ka ndërmend të ndalojë së zbuluari për publikun, detaje nga jeta personale.

Kësisoj, artisti ka ndarë me ndjekësit e tij në mediat sociale një imazh enigmatik që lë goxha për të dëshiruar.

Ai ka postuar një fotografi duke u puthur me një vajzë, veç se fytyrën e saj e ka mbajtur sekrete, duke e mbuluar me një “emoji”.

Ylli i hitit “Ne u ndamë”, gjatë këtij viti i ka dhënë fund martesës me blogeren Afrona Dika, e që njëherësh ishte e dyta për të, pas ndarjes vite më parë nga aktorja, Teuta Krasniqi.

Lexo edhe:  Shqipja, Ganisë: Ke nevojë për rehabilitim