Rrahje brutale në mes të Prishtinës: Pas aksidentit, bëhen “kërrsh” disa persona – 4 policë të lënduar
Dje është raportuar për disa arrestime në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku të dyshuarit u përleshën fizikisht pas një aksidenti të ndodhur në trafik.
Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes, ku katër zyrtarë policor u lënduan derisa po e fusnin situatën nën kontroll.
“Është raportuar se njësiti policor prej katër zyrtarëve gjatë intervenimit në një rasti – mosmarrëveshje mes disa personave lidhur me një aksidenti trafiku kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë futjes së situatës nën kontrollë. Zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa shtatë të dyshuarit meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në Gjykatë në procedurë të rregullt.