E rëndë: Rrëzohet dhe vdes një person teksa punonte në ndërtimtari

Një vdekje e dyshuar është raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit për media, viktima ka vdekur derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër në Prishtinë.

“Dyshohet se kishte rënë nga kulmi dhe si pasojë nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Nëna e djalit të plagosur në Shtërpcë: S'është qëlluar mbi ta, të dy u goditën nga plumbat që u gjuajtën në asfalt