LAJMI I FUNDIT: Digjen dy kamionë në veri të cilët ishin vendosur si barrikada

Dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës janë djegur.

Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërrshi i Dudës”.

Nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre kamionëve.

E në lidhje me barrikadat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën se barrikadat do të fillojnë të hiqen mëngjesin e së enjtes.

Lexo edhe:  Diaspora hungareze e votoi masivisht Viktor Orbánin, duke i dhënë rreth 88 për qind të votave deri tani, por kjo nuk i kreu punë