Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës erdhi i “maskuar” me gjuhë arabe

E-maili që ka ardhur dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se ka një bombë, ka ardhur në gjuhen arabe.

Është shkruar kot, sa për ta rritur ndjenjën e pasigurisë, ta sabotojë infrastrukturën vitale në Republikën e Kosovës.

Kështu tha për Kosovapress, një burim nga institucionet e sigurisë.

Në kohën kur rruga u mbyll me barrikadë, në anën serbe të kufirit në Merdar, rruga e mërgimtarëve shqiptar, Serbia ka dashur që ta rrisë këtë pasiguri edhe me bllokimin e Aeroportit.

Megjithëse, e-maili është shkruar në gjuhën arabe, hetimet kibernetike kanë treguar se, bëhet fjalë për një e-mail të fshehur mirë, por që ka ardhur nga Serbia.

Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, në vazhdimësi kanë dyshuar se, format e kërcënimit përmes radikalizmit fetar në Kosovë mund të vijnë nga Serbia, rasti i sotëm ishte ndër rastet e rralla që është argumentuar se dyshimet tona janë me vend.

Lexo edhe:  Bogujevci në Parlamentin e KiE-së tregon shenjat në duar të shkaktuara nga plumbat e ushtrisë serbe