Kurti për rikthimin e Vitisë: Është hera e tretë që e emëroj, dhe e treta e vërteta mbase

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për emërimin për të tretë të Arben Vitisë si Ministër i Shëndetësisë.

Kurti në një konferencë për media ka fol për riemërimin e Arben Vitisë, duke thënë si e treta e vërteta.

Ndërsa ka folur edhe për Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), që lejojnë blerjen e barnave pa Autorizim Marketing.

Ai ka thënë se në këtë drejtim presin zbatimin e ligjit. “Sa i përket vendimit të OSHP-së, ne si Qeveri e Republikës nuk preferojmë t’i komentojmë vendimet e organeve shtetërore. Presim që zbatimi i ligjit dhe i rregullave të jetë në shërbim interesit publik”, është shprehur Kurti.

“Tash e kemi ministër sërish Arben Vitinë, është hera e tretë që e emëroj, dhe e treta e vërteta mbase. Andaj ne duhet ta mbrojmë interesin publik, atëherë kur ky nuk është rasti, për këtë çështje konkrete besoj që Ministria, Qeveria shumë shpejt do ta kenë qëndrimin e vet, por unë edhe një herë po e theksoj që po vendime në përputhje me ligjin dhe rregullat, por gjithmonë në interes të publikut”, ka deklaruar Kurti

Lexo edhe:  Rast i rëndë për familjen: Kjo është gruaja që dyshohet se bëri vetëvrasje në Fushë Kosovë