Hoxhës nga Mitrovica i vdes nëna gjersa ai ndodhet në Qabe: Nënë me the me të pru dhuratë, e unë do vi me lutje te varri yt

Hoxha Cena Bala njihet për të gjithë qytetarët e Mitrovicës ngase ai është pjesë e shumicës së varrimeve që bëhen në qytet.

Mirëpo njejtë nuk i ndodhi me personin e tij më të dashur ngase nëna e tij ndërroi jetë sot kur ai ndodhet në Qabe.

Lidhur me vdekjen e nënës së tij, Hoxha Bala njoftoi përmes një postimi në Facebook, duke u shprehur se në vend të dhuratës që ajo i kishte kërkuar t’ia sillte nga Qabja, ai do t’i kthehet me lutje tek varri.

Postimi i plotë:

Thotë Allahu i Madhërishëm : “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Me të vërtetë syri loton zemra merzitet dhe pikëllon por gjuha nuk thotë tjetër vetëm atë që e dëshiron Zoti ynë:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.
Nanë e Dashur te kam tregue ty ne vesht e tu se do e marr rrugen për në qaben e bekuar, me ke thanë me te Prue diqka te bukur por une do vi me lutje tek varri ytë.

Ma ban hallall Nanë po lutem për ty dhe balin inshalla takohem xhennet me ju.

Vujtjet e juaja për ne ishin te mëdha, une ato si perjetova sa ju, mirpo nuk do ti harroj asnjeher.

Lexo edhe:  Dimri i gjatë, kosovarët e presin “pastërmën” në mes të rrugës