Hasin në pronarin e shtëpisë në Kodër të Trimave, hajnat ikin duke shkrepur armë

Në rrugën “Shaban Shala” të lagjes Kodra e Trimave në kryeqytet të premten rreth orë 03:00 pas mesnate ngjau një tentim-vjedhje.

Dy personat e maskuar u hetuan nga pronari i shtëpisë së cilës ia mësynë, Edon Zeqiri dhe të njëjtit derisa po iknin gjuajtën me armë zjarri.

“Mendova se janë qytetarë, shokë, kur u afrova i pashë se janë të maskuar dhe fillova të bisedoj me ta edhe kur më kanë vërejtur mua kanë filluar të ikin dhe kanë shtënë me armë”, tha Zeqiri për Klan Kosova.

Për ngjarjen janë lajmëruar organet e rendit që e kanë cilësuar si vjedhje të rëndë në tentativë.

Porse nuk ka të arrestuar dhe rasti vazhdon të hetohet, derisa në vendngjarje janë sekuestruar dy gëzhoja.

Mirëpo në rrugën “Shaban Shala” kjo e djeshmja shënon tentim-vjedhjen e katërt brenda një jave.

Ngjashëm ndodhi edhe në tre shtëpi të tjera, mirëpo familjet nuk pranuan të deklarohen.

Lexo edhe:  Sherri për parkimin e traktorit: Këta janë vëllezërit që përfunduan në Polici pasi u kapën me dy persona