Inspektorati tregon si ndodhi aksidenti tragjik në Pejë ku u përfshi zyrtarja policore
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Novosellë të Pejës. Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e tre të tjerëve.
Inspektorati Policor i Kosovës ka treguar edhe shkakun e aksidentit e që ësht ë mos përshtatja e kushteve të rrugës.
”Bazuar në hetimet e deritashme, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa e dyshuara ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Radac, e njëjta duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës humb kontrollin dhe e godet veturën e cila ishte duke ardhur nga Radaci nё drejtim tё Pejёs“, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit dhënë për Express.