Alkooli mollë sherri: Kosovari i dehur dëbon gruan me 5 fëmijë nga shtëpia, përfundon në ndalim policor

Abuzimi me alkoolin është ndër shkaktarët më të shpeshtë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Kjo pasi që konsumimi i tepërt i alkoolit po bën që burrat shpesh të humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme, raporton Gazeta Sinjali.

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Zojz të Prizrenit, ku një burrë dyshohet se ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e tij me pesë fëmijët që kanë nga martesa e përbashkët.

Sinjali mëson se viktima bashkë me fëmijët pasi ka mbetur në rrugë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ka denoncuar bashkëshortin për dhunë në familje.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor e më pas i është nënshtruar edhe alkotestit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  “Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur