27 vjeçari arrestohet nga Policia e Kosovës pasi ushtroi dhunë ndaj nënës së tij

A.TH është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi mbrëmë rreth orës 22:30  në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt kishte ushtruar dhunë në familje, duke e kërcënuar nënën e tij, të moshës 62-vjeçare.

Policia ka njoftuar se 27-vjeçari kërcënoi nënën e tij për shkak të një mosmarrëveshjeje.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga ProkuroriaThemelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje””, thuhet në komunikatën e PK’së

Lexo edhe:  Sot mbahet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë