SKANDALOZE: Burri bashkëjeton dhe ka fëmijë me një vajzë të mitur, shoqërohet në Polici për dhunë në familje

Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave madhore. Në shumë rast vajzat e mitura nga martesat e hershme bëhen edhe nëna, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe në Rahovec, pasi një vajzë e mitur ka denoncuar në Polici burrin me të cilin bashkëjeton për dhunë në familje.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 16-vjeçarja po bashkëjetonte me personin e moshës madhore që nga viti 2020 dhe bashkë kishin një fëmijë të moshës 1 vjeç e gjysmë.

Por 28-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të miturës dhe si pasojë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare’.

Lexo edhe:  Deklarata për Faton Hajrizin, PDK kërkon dorëheqjen dhe intervistimin e Albulena Haxhiut