Policët në Veri pa ndërrim që 72 orë

Të shtunën u nisën për te pikat kufitare në Jarinje e Bërnjakë. Por që nga ajo ditë, policët kufitare nuk janë zëvendësuar.

Kjo pas bllokimit të rrugëve që të dërgojnë për tek këto pika kufitare.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për tëvë1 kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Por sipas Zeqiri zyrtarët janë furnizuar më ushqim dhe më gjëra elementare.

Furnizimin me ushqim e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës përmes një komunikate.

Mirëpo,  përveç kësaj , PK nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë çështje.

“Policia e Kosovës, në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me kohë ndërmerr masat e sigurisë, masat e nevojshme mbështetëse dhe logjistike, përfshirë veshmbathjen dhe ushqimin për personelin e saj në detyrë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Që katër ditë, serbët kanë vendosur barrikada në rrugët që të dërgojnë në  pikat kufitare, Jarinje e Bërnjak.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Veternik, vdes në vend një person - dalin pamjet e momentit