MPB: Asnjë marrëveshje e Brukselit nuk ia ndalon njësisë speciale të shkon në veri
Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve të lartë serbë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk ka të drejtë të shkon në veri.
Nora Fetoshi, këshilltare për media e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se asnjë marrëveshje e Brukselit nuk ia ndalon kësaj njësi të shkon në veri të vendit.
“Qëllimi i Vuçiqit është që, përmes dezinformimit, të shkaktojë konfuzion dhe pasiguri te qytetarët serbë në Kosovë. Nuk ka asnjë marrëveshje, asnjë dokument apo dakordim për atë që thotë Vuçiq, që Njësia Speciale [e Policisë së Kosovës] nuk mund të shkojë në veri të vendit”, thotë Fetoshi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq, vazhdimisht pretendojnë Kosova nuk ka të drejtë të dërgojë njësinë speciale të policisë në vëri.
Sipas tyre, kjo është e ndalur Marrëveshjen e Brukselit, e cila është nënshkruar në vitit 2013.