E ulët: Hajnat vjedhin pakot ushqimore, mbesin pa bukë nxënësit e një shkolle

Jo rrallëherë hajnat e persona të ndryshëm ua mësyjnë shkollave fillore e të mesme në Kosovë.

Një rast i tillë ndodhi në objektin e shkollës ‘Xhemail Kada” në Pejë, mëngjesin e së hënës ku është kryer vjedhje e rëndë nga disa persona, të cilët kanë depërtuar brenda me forcë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, të dyshuarit nuk kanë pasur cak pajisje apo mjete që shfrytëzohen nga shkolla, por ushqimin e nxënësve.

Rasti sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë është denoncuar nga një punëtor i shkollës, i cili e ka njoftuar Policinë se hajnat kanë vjedhur pakot me ushqimet e nxënësve dhe për të mos mbaruar me kaq kanë thyer edhe disa dyer.

Me t’u raportuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “vjedhje të rëndë”.

Lexo edhe:  Rruga e Prishtinës bëhet si "Big Brother", vendosen kamera që kapin çdo gjë