Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, vetura bie në vendin ku po punohet

Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur paraprakisht në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Maxhunaj.

Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet së është vështirësuar qarkullimi i rrugës pas reshjeve të borës.

Lexuesit kanë bërë të ditur se Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet së a ka të lënduar, mirëpo autoambulanca shihet të ketë dal në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Këta janë ‘të fortit’ që penguan policët gjatë punës zyrtare, arrestohen nga Policia