Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovës.

Po raportohet se ka edhe të lënduar nga goditja, shkruan 02 Press.

Siç mësohet, një taksist ka goditur nga prapa një veturë tjetër.

Një grua raportohet se është dërguar në spital, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për rastin, ani pse ndodhet në vendngjarje.

Lexo edhe:  Sulmohet policja dhe avokati kosovar në mes të rrugës, katër persona ua zënë pritën me veturë