Interi fton në prova futbollistin e Trepçës ’89, Ermir Rashicën

Talenti i Trepçës ’89, Ermir Rashica, është ftuar në prova te skuadra e madhe italiane, Inter.

Rashica është 18-vjeçar dhe po ashtu është pjesë e kombëtares së Kosovës në grupmoshat U19.

Mitrovicasi debutimin në Superligën e Kosovës e bëri këtë edicion në ndeshjen e xhiros së parë që Trepça ’89 e luajti kundër Dritës.

Përveç Interit, situatën e Ermir Rashicës janë duke e monitoruar ekipet nga Gjermania dhe Austria.

Rashica shihet si njëri nga talentët me premtues në futbollin kosovar.

Lexo edhe:  S’po sheh boksieri serb, i mbyllet syri nga grushtet e shqiptarit Bernardin Jakaj