17-vjeçarja në hall me ish të dashurin, i shkoi te shtëpia nga mbrëmja deri në mëngjes

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Raste të tilla dhe mjaft të trishta po raportohen pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës dhe ndodhë që viktima të jenë edhe të miturat, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në rrugën ’’Vezir Jashari’’ në Ferizaj, ku një 17-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte ballafaquar me ish të dashurin e saj, që i kishte shkuar te shtëpia nga mbrëmja deri në mëngjes.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në mesnatë, kur i dyshuari 21-vjeçar N.K., kishte shkuar te shtëpia e vajzës, duke i kërkuar viktimës që të dalin, por kur e njëjta kishte refuzuar, i riu vendosi t’i qëndrojë te shtëpia deri në mëngjes. Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti dyshohet se i kishte shqetësuar familjarët e saj duke i rënë borisë.

Kjo situatë e ka shqetësuar vajzën e cila menjëherë e ka telefonuar Policinë, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar dy palët.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë versionet e tyre në lidhje me ngjarjen. Pas përfundimit të intervistimit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes me urdhër të Prokurorit dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Ngacmim”.

Lexo edhe:  Ky është i riu që dyshohet se është viktima që u gjet dje afër lumit Sitnica