Në mesnatë u dogj një veturë në Lagje të Boshnjakëve, dy rrugë prej vendit ku u hodh shok-bomba

Mbrëmja e kaluar ishte mjaft e tensionuar në veri të Kosovës. Kossev raporton edhe për djegien e një veture në Lagjen e Boshnjakëve.

Sipas asaj që thotë portali serb nga veriu, vetura u djeg vetëm dy rrug nga ku u hodh bomba e shokut gjatë mbrëmjes së kaluar.

Gazetarët serbë të Kosovës kanë mësuar që ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të natës, ndërsa vetura i takonte markës Golf.

Në vendngjarje raportohet të kenë qenë edhe zyrtarë të Policiës së Kosovës që kanë kryer hetime. Djegia e veturës ka ndodhur në rrugën Knjaz Milloshi.


VIDEO

Lexo edhe:  Escobar dhe Lajçak: Policët, pavarësisht a janë kidnapuar apo arrestuar, të lirohen menjëherë