Ky është 18-vjeçari i cili u mbyt sot në plazhin e Durrësit

18-vjeçari Anri Kashiku, u mbyt sot në plazhin e Durrësit, pasi hyri të shpëtonte vëllain e tij të mitur dhe shokun e tij.

Ai u shpëtoi jetën dy të miturve, por vetë nuk ia doli dot.

Trupi i 18-vjeçarit u gjet pak orë më vonë. Pyetja që bëjmë të gjithë është se ku ishte roja bregdetare dhe a ka ajo zonë e plazhit një të tillë?

Policia njoftoi:

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.

Lexo edhe:  Sulmi me granatë dore në veri të vendit- Kryetari i Zubin Potokut e konfirmon se bomba u hodh tek shtëpia e asistentit të tij