Temperatura stabile, ky është parashikim i motit gjatë javës

Kemi hyrë në Dhjetor dhe moti ende po vazhdon të jetë tipik vjeshtor.

Deri më tani reshje bore në viset pak më të ulëta kemi pasur vetëm dy herë dhe atë vetëm në disa rajone dhe reshjet kanë qenë krejtësisht simbolike.

Edhe gjatë kësaj jave do të vazhdojë të mbajë mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu në drejtim të rajonit tonë.

Gjatë tërë kësaj jave do të ketë vranësira, por nuk priten reshje të mëdha atmosferike. Reshjet do të jenë të herëpashershme dhe lokale. Reshje paksa më intensive priten në jug dhe veri të Shqipërisë. Temperaturat edhe gjatë kësaj jave do të jenë pak mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, pra nuk pritet të ketë ngrica për shkak se priten vranësira të shpeshta gjatë natës.

Temperaturat maksimale gjatë tërë javës do të jenë mbi 10 gradë Celsius dhe kjo na bënë të kuptojmë se nuk pritet ndonjë goditje dimërore.

Për fundjavë do të kemi fuqizim të masave ajrore ciklonike dhe për pasojë pritet që të kemi intensifikim dhe shpeshtim të reshjeve atmosferike. Reshjet që pritet të vijnë në fundjavë mund të jenë mjaft të dendura dhe po ashtu priten edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në Shqipëri.

Ishte ky parashikimi javor (me pak fjalë) i motit nga Meteo Ballkan dhe nëse ka ndonjë ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme.

Lexo edhe:  “Qeveria duhet të lirojë nga dogana dhe TVSh gjeneratorët dhe naftën deri në 100L në muaj për çdo 10 punëtorë”