Dardan Krivaqa qan para Gjykatës: S’po thom që jom i pafajshëm, po s’di

“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”. Kështu ka deklaruar në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Dardan Krivaqa, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm për veprat që ngarkohet.

Gazetari i T7, Genc Godanci, ka raportuar se Krivaqa është parë duke qajtur.

Në gjykimin ndaj Krivaqës e Sejdiut, janë parë edhe prindërit e Marigona Osmanit.

Salla e gjykatës është e mbushur me policë.

Ndryshe, para se të fillojë gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, aktivistet e “Kolektivit Feminist” janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një aksion.

Ato kanë vendosur në objektin e gjykatës pjesë nga aktakuza ndaj Krivaqës dhe Sejdiut.

Lexo edhe:  21-vjeçarja nga Prishtina denoncon komshiun, dyshon se ai po i inçizon kur po është në banesë me të dashurin nga Nigeria