Njësitë Speciale të Kosovës nisen në një aksion të madh

Ka nisur aksioni për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, që është vazhdim i aksioneve të mëhershme.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se është duke vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, konkretisht në  zonën e III-të, te Parkut Kombëtar Sharri”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës.

Lexo edhe:  Vaki kosovare: Voziste 180 km/h, kur u ndalua doli se i ishte marrë leja deri më 2038 dhe kishte 120 gjoba pa paguar