35 vjeçarja që u vra në QKUK, i kishte ofruar para të dyshuarit vetëm për ta lënë të qetë

Hamide Magashi, 35 vjeçare që u vra nga ish-burri i saj, në duar të shtetit e kishte denoncuar për dhunë disa herë ish-burrin. Ndaj të dyshuari për vrasjen Sokol Halili ishte ngritur aktakuzë për “Kanosje”, dhe kishte një urdhër gjykate të mos i afrohej asaj.

Një detaj nga kjo ngjarje ka dalur nga dëshmia që kishte dhënë Sokol Halil, në korrik të këtij viti kur ishte arrestuar për dhunë.

Sipas kallxo.com, në procesverbalin e kësaj seance, ka qenë vetë, Sokol Halili, i cili ka deklaruar, se tashmë e ndjera Hamide Megashi, i kishte ofruar para, vetëm e vetëm, për ta lënë atë të qetë, dhe që ajo të shkonte te shtëpia e prindërve të saj.

“Më ka premtu një shumë të madhe të pareve veç me e lanë me shku te shtëpia e babës, më ka thanë martohu me kë të duash, vetëm më lë rehat mua dhe fëmiun”- përshkruhet në procesverbalin gjyqësor.

Ndër të tjera, aty thuhet se Halili, edhe para Gjykatës, ka treguar këmbënguljen e tij, se nuk do ta lejoj të lirë ish bashkëshorten e tij, me motivin se ajo po e mbante djalin e tyre në bark.

Kujtojmë se urdhëri mbrojtës i lëshuar nga Gjykata, nuk e ndihmoi viktimën, pasiqë ai u thye dhe në oborrin e QKUK-së, tashmë i dyshuari Sokol Halili e vrau atë, pa hasur në asnjë pengesë, për të hyrë e pastaj për ta kryer aktin, përballë Gjinekologjisë.

Lexo edhe:  Nëse nuk i marrin pagat, minatorët e Trepçës nga nesër hyjnë në grevë