Kaos nëpër aeroporte në Evropë: Anulohen 15,000 fluturime në gusht

Të dhënat më të fundit nga firma globale e analizave të linjave ajrore Citrium tregojnë se linjat ajrore kanë anuluar 25,378 fluturime nga oraret e tyre të gushtit, nga të cilat 15,788 janë në Evropë, transmeton albinfo.ch.

Linjat ajrore në gjithë Evropën kanë qenë duke luftuar me mungesat e stafit, me pasagjerët që raportojnë skena kaotike dhe radhë të gjata në aeroporte.

Shumë linja ajrore dhe aeroporte të tjera janë goditur nga grevat e stafit që kërkon paga më të larta për t’i ndihmuar ata të përballen me koston e jetesës, duke komplikuar mjerimin për pasagjerët e linjave ajrore.

Sipas Cirium, Turkish Airlines është kompania përgjegjëse për numrin më të madh të anulimeve në Evropë me 4,408 fluturime të anuluara, pastaj vjen British Airways me 3,600 anulime, easyJet me 2,045, Lufthansa me 1,888 dhe Wizz Air me 1,256.

Megjithatë, 15,000 fluturimet e anuluara përfaqësojnë vetëm dy për qind të orarit të fluturimeve të gushtit 2022 për Evropën.

Sidoqoftë nëse fluturoni nga një vend i BE-së ose me një linjë ajrore me bazë në BE, duhet t’ju ofrohet një zgjedhje ose rimbursim nëse fluturimi juaj anulohet.

Lexo edhe:  Ky është mërgimtari 35 vjeçar që vdiq në aksidentin në Çagllavicë