Fadil Nura bashkë me Sami Lushtakun vizituan Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori i Agjencionit për Mirëmbajtjen e Memorialëve të Kosovës Bislim Zogaj, arkitektja Shqiponjë Hadergjonaj, drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës Ajet Leci dhe historiani Driton Avdiu, kanë vizituar sot Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likoc, për të parë nga afër gjendjen e objektit, i cili pritet të përfshihet në ristrukturim të tërësishëm, me qëllim që të përshtatet me kohën e luftës së lavdishme çlirimtare, që ka shërbyer si Shtab i Përgjithshëm i UÇK-së.

Në kuadër të planit, parashihet të krijohet një ekip punues i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do të hartojnë dhe ekzekutojnë projektin.

Ndëkohë që pritet shpejt të nisin procedurat e parapara, për të finalizuar projektin që ruan dhe lartëson historinë tonë.

Lexo edhe:  Ky është burri nga Mitrovica që u denoncua në polici për incizim me telefon të një familje!