Shpërndahen rreth 500 plisa falas te “Skënderbeu”

Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur edicioni i parë i Festivalit të Plisit, përmes të cilit synohet promovimit i kulturës kombëtare shqiptare sidomos për gjeneratat e reja.

Interesimi për pjesëmarrje në këtë festival ishte i madh, madje organizatorët me qëllim të promovimit të plisit shpërndarë edhe rreth 500 plisa falas për të gjithë qytetarët.

Alban Zeka nga Organizata “Me dhe për Kulturën”, u shpreh se ky festival synon t’i lidhë të rinjtë e Kosovës me elementin kryesor të identitetit shqiptar – plisin.

Sipas tij me këtë festival, të cilin synojnë ta bëjnë të përvitshëm, po synojnë kombëtarizimin e plisit dhe ndërkombëtarizimin e trashëgimisë kulturore, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Festivali i Plisit është mbështetur nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, si dhe nga Komuna e Prishtinës.

Lexo edhe:  Ministri Sveçla viziton Jarinjën deri në kufi